Flash News

E-TJERA

"Zgjedhjet janë garë", Patozi: Nuk po shkojmë në luftë për t'u vrarë me njëri-tjetrin

"Zgjedhjet janë garë", Patozi: Nuk po shkojmë në

Kryetari i Bindjes Demokratike dhe kandidati për deputet, Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ku i referohet përplasjeve mes militantëve të dy partive PD-PS dhe thekson se zgjedhjet janë garë dhe se nuk po shkohet në luftë për të vrarë njëri-tjetrin.

Edhe pse sipas Patozit, këto janë "luftëra fallso" dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për to.

Patozi shton se këta që "kacafyten dhe qesin pushkë" më pas flirtojnë dhe puthen".

Postimi i plotë i Patozit:

SHQIPËRIA NUK KA NEVOJË PËR LUFTËRAT E TYRE FALSO

Shqipëria nuk ka nevojë për urrejtje, as për fanatizëm apo radikalizëm politik. Boll me këtë retorikë revolucionare, që të ngjeth mishtë, edhe pse të gjithë e dinë se është e rreme, thjesht sa për të kaluar 25 prillin.

Zgjedhjet janë garë, sepse nuk po shkojmë në luftë për t'u vrarë me njëri-tjetrin.
Shqipëria ka nevojë për qetësi, edhe nëse dashuria mund të mungojë përkohësisht. Por mbi tē gjitha për logjikë dhe arsyetim, që vlen gjithmonë si reflektim për popujt e qytetëruar pas krizash të gjata.

Aq më tepër, kur kemi parë jo rrallë se si puthen dhe flirtojnë pastaj pikërisht ata, të cilët kacafyten dhe qisin pushkë me fishekë manovre kundër shoshoqit, vetëm atëherë kur afrohet data e zgjedhjeve

SHQIPËRIA NUK KA NEVOJË PËR LUFTËRAT E TYRE FALSO Shqipëria nuk ka nevojë për urrejtje, as për fanatizëm apo...

Posted by Astrit Patozi on Sunday, March 21, 2021

Të fundit