Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, KQZ ka gati projekt-vendimin për fletët e votimit

Zgjedhjet, KQZ ka gati projekt-vendimin për fletët e votimit
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar një projekt-vendim për fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. KQZ do të mblidhet nesër për ta shqyrtuar dhe miratuar atë.

Sipas projektvendimit, në rang kombëtar janë 5 199 qendra votimi. Në total janë 3 588 869, qytetarë me të drejtë vote, ndërsa do të prodhohen mbi 3 milionë e 660 mijë fletë votimi.

Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit nuk është vendosur ende. Nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë më pak se një muaj.

Paragrafi i shkëptur nga projekt-vendimi

Zgjedhjet, KQZ ka gati projekt-vendimin për fletët e votimit

 

 

 

Të fundit