Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ KQZ kërkon takim me partitë politike, sugjeron datën dhe orën

Zgjedhjet/ KQZ kërkon takim me partitë politike, sugjeron datën
Foto Ilustruese

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve i kërkon takim për zgjedhjet e 25 qershorit partive politike.

Në njoftimin dërguar selive të partive, thuhet se fokusi i diskutimit do të jetë teknologjia në zgjedhje dhe aplikimi i saj.

KQZ kërkon që takimi të zhvillohet nesër dhe sugjeron orën 15:30. Kjo lëvizje vjen pasi po afrohet data e zgjedhjeve të 25-prillit. Implementimi i teknologjisë dhe sigurimi i votës së emigrantëve kanë qenë dy nga sfidat e KQZ-së.

“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”, thuhet në njoftim.

Të fundit