Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ KQZ nxjerr videon, si do të bëhet verifikimi elektronik i votuesve

Zgjedhjet/ KQZ nxjerr videon, si do të bëhet verifikimi elektronik i
Foto ilustruese

Teknologjia do të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka nxjerrë një video, për të treguar se do të bëhet verifikimi elektronik i votuesve.

Në video tregohet procedura që duhet të ndiqet gjatë votimit më 25 prill. Celibashi thotë se pajisja lexon dhe regjistron të dhënat e votuesve, qendrën e votimit dhe foton.

Gjithashtu shton se, pas verifikimit, nënshkrimi bëhet elektronikisht duke lënë shenjën e gishtit. "Të dhënat ruhen sipas standarteve të sigurisë dhe asgjësohen pas përfundimit të procesit zgjedhor", nënvizon më tej ai.

Të fundit