Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ KQZ publikon draftin, si do të regjistrohen dhe verifikohen shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë

Zgjedhjet/ KQZ publikon draftin, si do të regjistrohen dhe verifikohen
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar draftin e projektit që parashikon se si do të votojnë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

KQZ do të ngrejë një sistem që do mundësojë regjistrimin e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që shqiptarët e diasporës të regjistrohen por fillimisht të deklarojnë vendbanimin e tyre ashtu si parashikon ligji i vitit 2016.

Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare  do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ. Nëse të dhënat e marra nuk përputhen do të hiqet mundësia e votimit.

KQZ do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave:

1-Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve

2-Mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.

 KQZ nuk e ka një numër të saktë të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit për shkak se nuk është bërë regjistrimi i tyre.

Sigurimi i votës së emigrantëve ka qenë një nga sfidat e KQZ-së, ndërkohë që drafti i publikuar pritet të miratohet së shpejti.

Zgjedhjet/ KQZ publikon draftin, si do të regjistrohen dhe verifikohen

Të fundit