Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ KQZ refuzon të regjistrojë kandidatin e pavarur në Berat, konfirmon të Shkodrës

Zgjedhjet/ KQZ refuzon të regjistrojë kandidatin e pavarur në
Foto ilustruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar të regjistrojë si kandidat të pavarur për deputet në Berat, Plarent Aleksin.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ vendosi ta përjashtojë Aleksin nga gara, pasi nuk kishte siguruar firmat e nevojshme për të garuar si kandidat i pavarur.

Ndërkohë ka regjistruar kandidatin tjetër të pavarur për Shkodrën, Pal Shkambin.

KQZ gjithashtu ka pranuar të regjistrohen listat shumëemërore të partive, Aleanca Demokracia e Re, Bindjes Demokratike, Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe Ballit Kombëtar.

Të fundit