Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Kreu i OSBE-së takim me ambasadorët e huaj dhe Celibashin, zbardhen diskutimet

Zgjedhjet/ Kreu i OSBE-së takim me ambasadorët e huaj dhe Celibashin,
Foto nga takimi

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco organizoi një takim me diplomatët e akredituar në Shqipëri për të folur rreth zgjedhjeve të 25 prillit.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Prezenca i njohu ambasadorët me zhvillimet kryesore të reformës zgjedhore, si ndryshimet e Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera.

Gjithashtu i informoi ata për projektet në ndihmë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për të lehtësuar dialogun mes aktorëve vendas dhe bashkësisë ndërkombëtare për çështjet e reformës zgjedhore, Prezenca ftoi në takim kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Ai i njohu pjesëmarrësit me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve, veçanërisht lidhur me përdorimin e teknologjisë, mundësimin e votës së emigrantëve shqiptarë dhe vëzhgimin e rasteve për keqpërdorimin e mundshëm të burimeve njerëzore për qëllime elektorale.

Mësohet se, Celibashi foli edhe për sfidat me të cilat përballet KQZ-ja lidhur me ngritjen me vonesë të strukturës së re të KQZ-së dhe presionin mbi punën e institucionit që shkakton koha e kufizuar deri në zgjedhje.

Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për KQZ-në dhe nxitën Celibashin dhe aktorët e tjerë të bëjnë më të mirën për të zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me legjislacionin vendas dhe standardet ndërkombëtare.

Të fundit