Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet lokale, VOA: Dështon përfundimisht arritja e një marrëveshjeje mes dy grupimeve në PD

Në Shqipëri, përpjekjet mes dy grupimeve të Partisë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje për të shkuar me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, kanë dështuar përfundimisht. Deputetët që njohin si drejtues kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, përmes një deklarate, bënë sot përgjegjës palën tjetër, që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha, e cila sipas tyre kishte refuzuar çdo propozim duke dëshmuar sipas tyre “mungesë sinqeriteti dhe vullneti për gjetjen e një zgjidhjeje”.
Më 10 tetor, palët shprehën gatishmërinë e tyre për të biseduar mes tyre, në një përpjekje për të kapërcyer ndarjet e thella dhe mos përsëritjen e situatave si ato të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, kur PD u shfaq e dy kandidatë me sigla të ndryshme, që pasoi një humbje të 5 nga 6 bashkive ku po garohej për kryetar. Njëra palë u përfaqësua në takim me zoti Gazmend Bardhi, ndërsa tjetra me zotin Edi Paloka. Të dy u takuan disa herë.
Dje u bë publik një propozim me shkrim që zoti Bardhi kishte paraqitur e që konsistonte në ngritjen e një strukture të përbashkët, me përfaqësi të barabartë që do të mbikëqyrte procesin e përzgjedhjes së kandidatëve i cili do të duhej të bëhej mbi bazën e një sistemi pikëzimi ku “përfshihen 50 përqind e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 për qind e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve”. Vendimmarrja e kësaj strukture do të duhej të ishte unanime. Një propozim i cili që mbrëmë u komentua me tone refuzuese nga zoti Berisha gjatë një interviste për televizionin Euronews Albania. Sipas zotit Berisha, organizimi i sondazheve ishte shumë i kushtueshëm e për më tepër nuk mund të barazohej me votën e anëtarësisë.
Ndërsa sot në mbrëmje, zoti Paloka bashkwbiseduesi i zotit Bardhi në bisedimet dypalëshe tha se propozimi për vendimmarrje unanime “praktikisht ishte një veto, e cila kërkohet jo kur hyn për të bashkëpunuar. Unë e kuptoj kur kjo i kërkohet Ramës, si palë kundërshtare, por ta kërkosh brenda partisë kur presupozohet që ke hyrë me vullnetin për të bashkëpunuar? Kjo do të thotë se ti mendon se si do që ta bllokosh një proces”
Përmes deklaratës, grupi i mbështetësve të zoti Alibeaj, u shpreh sot i keqardhur që “në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet”. Sipas tekstit, pala tjetër akuzohet se ka vepruar me paramendim dhe me logjikën e faktit të kryer, duke vënë në dukje faktin që “ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanshme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve”.
Por sipas zotit Paloka “asnjë kusht nuk kemi vënë, përveç primareve që kanë qenë të padiskutueshme që në fillim, dhe kemi diskutuar për gjetjen e modaliteteve Brenda primareve. Asnjë kusht tjetër nuk pati nga ne”. Ai shtoi se “vullneti ynë ka qenë i plotë deri në momentin e fundit. Pala tjetër paska patur qëllim vetëm zhbërjen e statutit”.
Nga ana e tij dhe zoti Berisha deklaroi se “statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar. Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për t’u shkelmuar. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.
Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin”, deklaroi ai. Partia Demokratike e drejtuar prej tij, ka hapur procesin e primareve brenda saj për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore, dhe javën e shkuar firmosi dhe një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Lirisë së drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta, për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore me një kandidat të përbashkët.
Përmes deklaratës së sotme, grupi i deputetëve që udhëhiqen nga zoti Alibeaj, bëri të ditur se do të nisë përgatitjet e veta për pjesëmarrjen në zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm. Të dyja palët janë në një betejë juridike me njëra tjetrën. Selia e Partisë u mor nën kontrollin e zotit Berisha në muajin mars, pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës që njihte statutin e miratuar nga Kuvendi i organizuar prej tij dhe mbështetësve të tij në dhjetor të vitit të kaluar.
Çështja nuk është mbyllur, dhe ka përfunduar në Gjykatën e Apelit pas ankimimit të zotit Alibeaj. Por zoti Berisha foli në mbrëmje me tone kërcënuese kur u shpreh se “ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq. Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38