Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet”, Skenari për përballimin e pjesës së dytë të vitit

Në tetor 2022, në Shqipëri, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të mallrave të një shporte të caktuar, arriti në 8.3%, që ishte niveli më i lartë që nga 1998-a.
Në të njëjtën periudhë, në Bashkimin Europian inflacioni arriti në 10.6%, që është niveli më i lartë i të gjitha kohërave. Të dhënat e INSTAT, që publikon indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, treguan se Shqipëria ishte e pesta për rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, në nivele të ngjashme me Spanjën dhe Francën, ndërsa rekordi ishte 22% (Estonia).
Në pamje të parë, Shqipëria arriti ta përballojë mirë valën e shtrenjtimit të çmimeve, që nisi me shtrembërimet në tregje, që krijoi në fillim pandemia dhe më pas, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Në fakt, ajo që e “shpëtoi” vendin në valën e parë ishte mosndryshimi i tarifave të energjisë, teksa e gjithë Europa u përball me shtrenjtim të saj, sidomos të gazit.
Në tetor, shtrenjtimi i energjisë kontribuoi në mbi 40% të rritjes së inflacionit në vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa struktura e burimeve energjetike që përdor Shqipëria favorizoi frenimin e rritjes së çmimit.
Mospërdorimi i gjerë i gazit, ndryshe nga Europa që e përdor masivisht për gatim e ngrohje; përdorimi i energjisë eklektike e prodhuar në vend nga fuqia e ujit (ndërkohë stina e dimrit rezultoi e lagësht), bënë që Shqipëria të ekspozohej vetëm ndaj luhatjeve të çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike të importuar.
Në atë kohë, kryeministri shqiptar “kërcënoi” me ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike, përmes prezantimit të fashës së konsumit, gjë që automatikisht do të çonte në shtrenjtim të ndjeshëm për konsumatorët që konsumonin mbi fashën 800 kWh në muaj dhe do të zbatohej për periudhën tetor-dhjetor (çdo kilovat nën fashën 800 të paguhej me çmimin 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat/orë mbi të, me 42 lekë/kWh).
Nëse kjo fashë do të gjente zbatim, inflacioni do të kërcente në nivele dyshifrore në muajt e fundit të 2022. Por qeveria u tërhoq, ndoshta e trembur nga shtimi i pakënaqësisë, teksa po afroheshin zgjedhjet lokale.
Për sa i përket çmimit të karburanteve, qeveria me këmbëngulje mbajti në këmbë Bordin e Transparencës, një ent i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, që vendoste tavan për çmimet e karburanteve dhe ishte në fuqi për më shumë se një vit, duke u shfuqizuar vetëm javën e fundit.
Më pak jetëgjatë ishte Bordi që fiksonte çmimet e ushqimeve. Të dy bordet, në fakt, hasën debate për efikasitetin e tyre dhe ndërhyrjen e shtetit në tregun e lirë, deri sa u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.
Tashmë që zgjedhjet mbaruan, qeveria duket më e “qetë” dhe e “pashqetësuar” për presionet inflacioniste. Në maj, ndryshe nga pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë, Indeksi i Çmimeve të Konsumit iu rikthye rritjes, pas 6 muajsh radhazi që kishte shfaqur tendencë ngadalësimi, duke arritur në 4.7%, nga 4.6% muajin e mëparshëm.
Premtimi për rritjen e pagave në administratën shtetërore mund të ketë pasur efekt psikologjik, por arsyeja kryesore lidhet me shtrenjtimin e çmimeve të produkteve ushqimore. Dhe në një vend, ku familjet çojnë mbi 40% të shpenzimeve për t’u ushqyer, nga 13% që është mesatarja europiane, treguesi është domethënës dhe rrezikon të zhvlerësojë dhe atë pak rritje që do ta marrë këtë vit administrata, ndërsa zyrtarët e lartë janë të mbrojtur, pasi pothuajse ia dyfishuan pagat vetes.
Nga ana tjetër, rritja e inflacionit kur në botë prirja është drejt uljes, tregon se politikat e qeverisë për të mbrojtur popullatën nuk ishin aq vizionare. Përkundrazi, prodhimi vendas në këto dy vjet është bërë aq jokonkurrues sa shumë tregje po zëvendësohen nga importi. Shembujt më të mirë janë industria e përpunimit të qumështit, me rritje 14% të çmimeve në maj, apo prodhuesit e birrës (importet e këtij produkti janë shtuar me më shumë se 50% muajt e parë të vitit). Një vend bujqësor si Shqipëria, ndërkohë, po has vështirësi në sigurimin e produkteve bazë si patatja e qepa.
Vetë tregu duket se po vuan pasojën e mungesës së politikave afatgjata të zhvillimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë, por edhe qeveria këtë herë mund t’i japë një “dorë” inflacionit. Së fundmi, kreu i qeverisë përmendi, edhe një herë, barrën që ka mbajtur qeveria për energjinë, duke mos e transmetuar këtë te familjet, pavarësisht sasisë së favorshme të reshjeve në stinën e dimrit, duke paralajmëruar se në verë mund të kthehet sërish fasha.
Argumenti do të jetë shumë i thjeshtë: rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe thatësira që patjetër do të shfaqet në një apo më shumë muaj në stinën e verës. Ndërkohë pak sqarime kemi dëgjuar e pak llogari është dhënë për reformat reale në sektorin e energjisë dhe miradministrimin e burimeve financiare dhe hidrike nga kompanitë përkatëse. Madje të dhënat e fundit flasin për rritje të humbjeve dhe nivelit të mosarkëtimeve, apo dhe rritje të kostove të krijimit të Bursës së Energjisë, që deri tani nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve, përkundrazi ka shtuar më tej kostot e komisioneve. Por llogaridhënia dhe efektiviteti në administrimin e burimeve, në këtë rast ato energjetike, si gjithmonë ka pak rëndësi.
Rikthimi i diskutimit për fashën duket se është një nga elementet që përfshin skenari i qeverisë për të përballuar pjesën e dytë të vitit. Shteti “vonon”, por nuk harron…/Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38