Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Meta dekreton 5 ligje, ka një thirrje për disa institucione

Zgjedhjet/ Meta dekreton 5 ligje, ka një thirrje për disa institucione
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje, pesë ligje të miratuara nga Kuvendi që ishin evidentuar si të nevojshme për t’u realizuar mes forcave politike, në dakordësinë e arritur me marrëveshjen e 5 qershorit 2020.

Ligjet e dekretuara lidhen me mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore.

Presidenti Meta kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, SPAK-u, Prokuroria e Përgjithshme, ILDKPKI dhe çdo organ tjetër, që ka kompetenca ligjore sipas këtyre ndryshimeve, të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të rrisin bashkëpunimin ndërmjet tyre, me qëllim hartimin akteve nënligjore të nevojshme dhe implementimin objektiv të këtyre ndryshimeve.

Në njoftimin e presidencës thuhet se çdo fenomen negativ, që vendos në rrezik apo cenon sadopak lirinë e votës duhet të ndëshkohet rreptësisht.

Ligjet e dekretuara janë:

-        Ligjin nr. 146/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

-        Ligjin nr. 147/2020 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”;

-        Ligjin nr. 148/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 97/2016,’Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’”;

-        Ligjin nr. 149/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”;

-        Ligjin nr. 150/2020 “Për disa shtesa në ligjin nr. 60/2016, ‘Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve’”.

 

Të fundit