Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ Meta me shoqërinë civile: Të marrim shembull nga Kosova, fund indiferencës përballë parimit stalinist

Zgjedhjet/ Meta me shoqërinë civile: Të marrim shembull nga
Foto ilustruese

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile. Meta tha se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për organizimin e proceseve zgjedhore.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm edhe ndërgjegjësimin e aktivizimin e qytetarëve në këto zgjedhje.

"Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij.  Çdo demotivim, përgjumje dhe indiferencë e qytetarëve, nuk i shërben as demokracisë dhe as vetë qytetarit, për të qenë aktiv të ndërtimin e sistemit të llogaridhënies.

Çdo qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet nesër për Qeverinë. Një pjesëmarrje masive dhe një proces shembullor zgjedhor do ishin një kontribut i madh për të tejkaluar këtë tranzicion të shumë zgjatur", tha Meta.

Ky i fundit u ndal edhe te Reforma në Drejtësi dhe tek ajo që prodhoi ky reformim. Sipas tij, nuk ka funksionuar, pasi në të kundërtdo të ishin gjykuar dosjet e famshme të shitblerjes së votave si ajo e Dibrës apo e Shijakut.

"Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur. Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht.

Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike", shtoi Kreu i Shtetit.

"Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe do të marrë fund indiferenca jonë përballë parimit stalinist, që nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron", tha ai.

Të fundit