Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në 6 bashki, Vangjeli: Berisha marrëveshje të mbyllur me LSI, Basha si “virgjëreshë”

Zgjedhjet në 6 bashki, Vangjeli: Berisha marrëveshje të mbyllur

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet i bindur se Grupi Rithemelimit i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berishës po përgatite bashkë me LSI-në për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

Në emisionin “Log.”, Vangjeli ka theksuar se mbështetësit e Berishës e kanë mbyllur marrëveshjen me LSI-në për sa i përket zgjedhjeve të 6 marsit.

Analisti është shprehur se nga ana tjetër, Lulzim Basha po luan një rol sikur ai nuk është i “përlyer” nga trekëndëshi që ai akuzon, Rama-Berisha-Meta.

“Berisha ka kontakte me LSI. Grupimi i Berishës ka kontakte konkrete për të mëso thënë që e kanë mbyllur këtë për të qenë bashkë në zgjedhje. Basha po sillet si një virgjëreshë që sheh këto horra që ai me ta thotë se nuk ka lidhje. Por a je edhe ti pjesë e këtij trekëndëshi ? “ tha Vangjeli.

 

 


 

Të fundit