Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në Bullgari japin shpresë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe MV, ç'deklaron kryeministri Stefan Janev

Zgjedhjet në Bullgari japin shpresë për çeljen e

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, që do të mbahen më 14 nëntor kanë dhënë shpresë për zhbllokimin e procesit të Integrimit.

Kujtojmë që procesi i anëtarësimit i Maqedonisë së Veriut është bllokuar nga Bullgaria për shkak të konflikteve që kanë dy vendet mbi gjuhën dhe historinë.

Por nga vetoja e Bullgarisë u prek dhe Shqipëria, procesi i së cilës po vijon paralelisht me atë të MV.

Kryeministri teknik bullgar Stefan Janev deklaroi për mediat vendase pak ditë më parë se pas zgjedhjeve, dialogu mes dy vendeve mund të marrë kuptim dhe dinamikë tjetër. Ai ka shtuar se duhet të kërkohet marrëveshje në interes të të ardhmes së të dy vendeve.

Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet të mërkurën në Slloveni, e cila kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

Kujtojmë që në Forumin Strategjik që u mbajt në shtator, kryeministri Edi Rama "iu lut" Bullgarisë që të mos bëhet pengesë për çeljen e negociatave.

“I kërkoj presidentit të Bullgarisë, ju lutemi ju bullgarët mos jeni kaq tipik të bashkimit evropianë, jini ballkanas dhe hapni rrugën , cfarë po përpiqeni të shpëtoni.

Hapni rrugën e bisedimeve na lini të flasim me ta dhe pastaj ju mund të bëheni ballkanik dhe të bllokoni këtu e bllokoni aty, por hapni rrugën”, u shpreh kryeministri.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila vizitoi Shqipërinë një javë më parë deklaroi se vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe se pritet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet brenda këtij viti.

 

Të fundit