Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në FRPD, Koka: Mjet presioni, Basha në kërkim të një marrëveshje me Berishën

Zgjedhjet në FRPD, Koka: Mjet presioni, Basha në kërkim të

Gazetari Bled Koka e sheh vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për zgjedhjet në FRPD si mjet presioni dhe për të synuar një marrëveshje mes tij dhe Berishës.

I ftuar në 'Politiko', në Top News, ai u shpreh se ka edhe emra të tjerë veç Këlliçit që do t'i bashkohen lëvizjes së Berishës

Koka: Reagimi Bashës me vendimin e sotëm është mjet presioni në kërkim të një marrëveshje.

Nuk ka dyshim që Basha nuk e ka më PD, ka vetëm vulën, e merr me vete edhe në darke kur largohet nga selia.

Njerëz pranë tij, di që sugjerojnë që Basha të mbetet aty. Me vendimin që mori sot për FRPD tregon se Bashës nuk po i jepet kjo marrëveshje.

E vetmja marrëveshje që mund të ketë është ajo që parashikon statuti, futjen në zgjedhje dhe garën.

Lela: Si do ishte marrëveshja?

Koka: Nuk vendos Basha kushtet. Nuk e di çfarë përmban marrëveshja.

Të fundit