Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Himarë, VOA: 6 mijë votues me ID të skaduara nuk u lejuan të votojnë

Në bashkinë e Himarës po mbahen sot zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë ku garojnë Petraq Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste. Një nga problemet më të mëdha që u shfaq sot në votime ishte se rreth 6 mijë zgjedhës rezultonin me karta identiteti të skaduara. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara vendore kur vlefshmëria e kartave të skaduara u shty në shkallë kombëtare në zgjedhjet e sotme në Himarë zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë.
Në bashkinë e Himarës në jug të Shqipërisë në 36 qendra votimi u thirrën sot për të votuar 23074 zgjedhës për kryetarin e ri të Bashkisë.
Petraq Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Vangjel Tavo, nga Partia Socialiste janë në garë në këto zgjedhje të pjeshme pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Të dy kandidatet nuk kanë jetuar në Himarë. Zoti Gjikuria është një sipërmarrës në me origjinë nga Dhërmiu që migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas rënies së komunizmit në Shqipëri, ndërsa Vangjel Tavo është një politikan karriere që ka përfaqësuar me vite në Parlament zonë e Dropullit në Gjirokastër, që banohet nga pakica greke.
Fushata e dy kandidatëve ka qenë e mbështetur tek premtimet për më shumë shërbime dhe zhvillim të territorit të bashkisë, që është një nga zonat më të lakmuara të Shqiprisë për investime në sektorin turistik. Ndërsa zoti Tavo ka mbështetjen e Partisë Socialiste kandidati Gjikuria ka mbështetjen e PBDNJ-së dhe të organizatës së pakicës greke Omonia.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se në përgjithësi procesi vijonte normalisht dhe në të gjitha qendrat e votimit është kryer identifikimi elektronik i zgjedhësve
Një nga problemet që u shfaq në shumë qendra votimi ishte paraqitja e zgjedhësve më karta të skaduara identiteti, të cilët nuk janë lejuar të votojnë.
Sipas të dhënave zyrtare rezultojnë rreth 6 mijë zgjedhës me karta që u ka skaduar afati, por jo të gjithë e kanë pasur të pamundur të votojnë pasi mund të ketë mes tyre zgjedhës me pasaprota të vlefshme. Po kështu ligji lejon që personat mbi 70 vjeç të votojnë me karta identiteti që u ka skaduar afati.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Himarë se “janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme.”
“Dua të them, tha zoti Celibashi që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara.”
Por në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar qeveria ndërmori një vendim në shkallë kombëtare që vlefshmëria e kartave të identitetit të skaduara shtyhej ndërsa në zgjedhjet e sotme në Himarë nuk pati një vendim të tillë.
Zoti Celibashi tha se shtyrja e afatit të kartave është vendimmarje që nuk i përket KQZ-së por Ministrisë së Brendshme, e cila duhet të ishte vënë në lëvizje nga partitë politike ose zgjedhësit.
“Nuk kemi pasur komunikim me përfaqësues të qeverisë dhe ministrisë së Brendshme sepse s’do të ishte zgjidhje kjo çështje duhej zgjidhur më parë, s’kemi pse hezitojmë, lidhet me interesin e vetë votuesve, janë ata të parët që vlerësojnë kanë apo jo interes për të pasur një mjet identifikimi”, shtoi më tej kryetari i KQZ
Lidhur me problematikat me karta identiteti të skaduara ku zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë, kandidati socialist Vangjel Tavo tha: “Nuk është çështja ime, mbi ligjin nuk mund të dalë njeri”.
Ndërsa kandidati i kolicionit “ Bashkë fitojmë “ Petraq Gjikuria tha se “vitin e kaluar u lanë njerëzit te votojnë me karta të skaduara ndërsa këtë vit nuk u lejuan dhe ky është problem pasi socialistëve siaps tij u jepnin karta për 24 orë ndërsa palës tjetër i thonin duhet të prisni dy javë”.
Deri në orën 15 të së dielës sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Zonal Zgjedhor në Himarë votuan rreth 6500 zgjedhës nga 7655 që votun në zgjedhjet e shkuara për bashkinë e Himarës.
Bashkia e Himarës u drejtua pas zgjedhjeve vendore nga kryetari në detyrë Jorgo Goro, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posacme nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar regjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme.
Më pas bashkia e Himarës u drejtua nga dy kryetarë të komanduar nga këshilli Bashkiak, Blerina Bala e cila dha dorëheqjen dhe Arqile Bollano, i cili është gjithashtu në hetim nga Prokuroria e Posacme për një çështje pronash.
Zgjedhjet e pjeshme në Himarë vijnë në një klimë të ftohtë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare që buroi pas arrestimit dhe dënimit të ish kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Fillimisht Athina kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Më pas foli për shkelje të të drejtave politike, duke këmbëngulur që zotit Beleri duhej t’i jepej e drejta për të bërë betimin.
Kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur, për t'i mundësuar atij këtë gjë, u hodhën poshtë nga gjykatat shqiptare, ndërkohë që autoritetet e vendit i janë përmbajtur qëndrimit se çështja i përket drejtësisë, dhe ata nuk mund të ndërhyjnë.
Partia “Demokracia e re” në Greqi e përfshiu Fredi Belerin më pas në listën e eurodeputetëve ku ai fitoi si përfaqësues i Greqisë dhe u lejua nga autoritetet shqiptare të merrte pjesë në seancën e parë të kostituimit në Parlamentin Europian./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38