Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në Himarë, VOA: Numri i qytetarëve që nuk votuan, më i lartë se votat e Tavos

Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan të dielën me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.
Rezultati është dukshëm më i lartë se zgjedhjet vendore të një viti më parë kur kandidati i koalicionit opozitar Fredi Beleri fitoi me një diferencë të ngushtë prej 19 votash, ndaj rivalit të tij, Jorgo Goro.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale zoti Tavo vlerësoi votën e zgjedhësve dhe ftoi rivalin e tij të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë.
“Jo më si kandidat, por tashmë zyrtarisht si kryetar i bashkisë Himarë, unë e ftoj zotin Petro Gjikuria të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë. Jam i vetëdijshëm që kjo është e paprecedent në historinë zgjedhore të tre dekadave të fundit, ndaj pikërisht për këtë arsye, e nis unë i pari me shembullin konkret të bashkëpunimit dhe bashkimit që meriton kjo bashki”, tha zoti Tavo.
Zoti Gjikuria nuk ka bërë ende asnjë koment për rezultatin, i cili u duk gjatë gjithë procesit të numërimit. Ai vetë nuk priti përfundimin e tij, po u largua më herët nga mjediset ku po numëroheshin votat.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si “spektakolare fitoren e kryebashkiakut të ri të Himarës” dhe “domethënëse mbështetjen për Partinë Socialiste”. Ai ftoi emigrantët të kthehen në vendlindje për paga më të mira në industrinë turistike.
Një nga problemet më të mëdha që u shfaq në votimet e së dielës në Himarë ishte se rreth gjashtë mijë zgjedhës rezultonin me karta identiteti të skaduara, një shifër kjo më e madhe se votat e fituesit dhe 4 herë më e madhe se diferenca mes kandidatëve
Por jo të gjithë e kanë pasur të pamundur të votojnë pasi mund të ketë mes tyre zgjedhës me pasaporta të vlefshme. Po kështu ligji lejon që të gjithë personat mbi 75 vjeç pajisen me kartë identiteti me afat 50 vjeçar.
Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara vendore kur vlefshmëria e kartave të skaduara u shty në shkallë kombëtare në zgjedhjet e 4 gushtit, në Himarë zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u tha dje gazetarëve në një konferencë shtypi në Himarë se “janë rreth 6 mijë votues, të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara”, tha zoti Celibashi duke shpjeguar se “shtyrja e afatit të kartave është vendim-marje që nuk i përket KQZ-së por ministrisë së Brendshme, e cila duhet të ishte vënë në lëvizje nga partitë politike ose zgjedhësit. KQZ ka bërë komunikim kur ka pasur kërkesë nga partitë politike, por në këto zgjedhje, sipas tij, nuk kishte komunikim zyrtar".
Lidhur me problematikat me kartat e identitetit të skaduara ku zgjedhësit nuk u lejuan të votojnë, kandidati socialist Vangjel Tavo tha se “kjo nuk është çështja ime, mbi ligjin nuk mund të dalë njeri”.
Ndërsa kandidati i kolicionit “Bashkë fitojmë“ Petraq Gjikuria tha se “vitin e kaluar u lanë njerëzit të votojnë me karta identiteti të skaduara ndërsa këtë vit nuk u lejuan dhe ky është problem, pasi socialistëve u jepnin karta për 24 orë, ndërsa palës tjetër i thonin se duhet të prisnin dy javë”.
Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një komunikim më datën 22 Korrik të këtij viti nga zyrat e kompanisë së lëshimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” , u bëri thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisjen me kartat e identitetit duke urdhëruar mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit në fundjavë të zyrave të aplikimit dhe realizimin e prodhimit të kartës së re brenda 48 orësh.
Zgjedhjet e pjeshme në Himarë erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Bashkia e Himarës u drejtua pas zgjedhjeve vendore nga kryetari në detyrë Jorgo Goro, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posacme nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme .
Më pas bashkia e Himarës u drejtua nga dy kryetarë të komanduar nga Këshilli Bashkiak, Blerina Bala, e cila dha dorëheqjen dhe Arqile Bollano, i cili është gjithashtu në hetim nga Prokuroria e Posaçme për një çështje pronash.
Zgjedhjet e pjeshme në Himarë u zhvilluan në një klimë të ftohtë mes Tiranës dhe Athinës zyrtare që buroi pas arrestimit dhe dënimit të ish kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Fillimisht Athina kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Më pas foli për shkelje të të drejtave politike, duke këmbëngulur që zotit Beleri duhej t’i jepej e drejta për të bërë betimin.
Kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur, për t'i mundësuar atij këtë gjë, u hodhën poshtë nga gjykatat shqiptare, ndërkohë që autoritetet e vendit i janë përmbajtur qëndrimit se çështja i përket drejtësisë, dhe ata nuk mund të ndërhyjnë.
Partia “Demokracia e re” në Greqi e përfshiu Fredi Belerin më pas në listën e eurodeputetëve, ku ai fitoi si përfaqësues i Greqisë dhe u lejua nga autoritetet shqiptare të merrte pjesë në seancën e parë të kostituimit në Parlamentin Europian.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38