Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet në KLP dhe KLGJ, Fuga-Avokates së Popullit: Verifikoni mandatin e përfaqësimit të Murat Shabanit

Akademiku Artan Fuga i është drejtuar Avokates së Popullit lidhur me zgjedhjet për anëtarët e rinj të KLP-së dhe KLGJ-së. Fuga shkruan në Facebook, se nuk i ka deleguar asnjë mandat Shaban Muratit dhe zëvendësit të tij, Ardian Civici, për ta përfaqësuar në komision.
Fuga thotë se Asambleja e Akademisë së Shkencave nuk ka shprehur asnjë vullnet për të deleguar Murat Shabanin. Akademiku shton po ashtu se në kushtet kur zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë uzurpuar mandati i Kryesisë është përfunduar, çka bën që delegimi i Shabanit në komisionit të jetë i pavelfshëm.
Fuga thotë se Murati nuk është jurist, as nuk ka tituj shkencorë, as nuk ka pasur ndonjë karrierë shkencore institucionalisht, ndaj kërkon nga Avokatja e Popullit të verifikohet procedura.
Postimi:
Zonja avokate e Popullit,
unë nuk i kam deleguar asnjë vullnet z. Shaban Murati për të më përfaqësuar në komisionin e pavarur ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP!
Nga media publiku merr vesh se kanë filluar procedurat për caktimin e anëtarëve të komisionit të pavarur ad hoc që do të propozojë kandidaturat për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pra për vendet vakante.
Kuptohet që janë dy struktura të Pallatit të Drejtësisë me shumë rëndësi për funksionimin si duhet të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë. Kuadri ligjor në fuqi parashikon që edhe Akademia e Shkencave ftohet për të dërguar një anëtar në këtë komision ad hoc me kaq rëndësi për fatet e dhënies të drejtësisë në Republikën tonë.
Merret vesh që Akademia e Shkencave paska dërguar si anëtar i këtij komisioni z. Shaban Murati, dhe zëvendësues z. Ardian Civici!
Me cilësinë e anëtari të Akademisë së Shkencave deklaroj publikisht se për sa më takon nuk i kam dhënë asnjë mandat përfaqësimi z. Shaban Murati për të qenë anëtar i këtij komisioni. Aq më pak zëvëndësuesit. Sigurisht duke thënë këto, nuk është rasti as të jap konsiderata pozitive dhe as negative për të dy zotërinjtë e lartpërmendur, thjesht gjykoj në planin institucional.
La ta sqaroj qendrimin tim që po e bëj publik me shqetësimin qytetar për një funksionim si duhet të sistemit të drejtësisë në vend.
Mbi të gjitha kjo kompetencë që i jepet Akademisë së Shkencave përbën një nënfunksion të saj që nuk ka asnjë lidhje me funksionin e saj kryesor të njohur nga ligja për të promovuar vlerat e shkencës dhe kërkimit shkencor në vend.
Problemi është se ky nënfunksion e politizon Akademinë e Shkencave sepse kuptohet që agjenci, forca politike, qeveria, a kushdo tjetër mund të ushtrojnë presione duke supozuar se kanë interes që Akademia e Shkencave të dërgojë ata anëtarë në komision që mund të çojnë vullnetet e dëshiruara dhe që mund të kontrollohen.
Këtu nuk paragjykoj askënd, as akuzoj, por konstatoj faktin se ky nënfunksion krijon të gjitha pistat e mundëshme që të krijohen ndërvarësi midis politikës dhe shkencës, dhe që sigurisht hapin të gjitha shtigjet për ta politizuar Akademinë e Shkencave dhe kërkimin shkencor.
Unë kam të drejtë të supozoj se mos të gjitha ato presione politike të ardhura nga shumica parlamentare për të ndërhyrë në procesin e zgjedhjes të organeve drejtuese në Akademinë e Shkencave paskan lidhje pikërisht me këtë nën-funksion të dytë të Akademisë.
Projekligji Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj u kalua me votim në orën pesë të mëngjesit, me nxitim, urgjencë, dhe me shkelje të rënda proceduriale. Mos tani kuptohet se përse paska ndodhur kjo?
Dikush mund të thotë se kështu e ka ligja. Sigurisht, por asnjë qytetar nuk mund të privohet nga e drejta për të dhënë mendime për përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor të reformës në drejtësi.
Ndërkaq, edhe nëse ligja e parashikon sa më sipër, kandidaturat e Akademisë së Shkencave duhet të shprehin vullnetin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave. Më së paku.
Asnjë vullnet nuk ka shprehur kjo asamble që të caktojë delegimin te z. Shaban Murati dhe të zëvendësuesit të tij Unë mendoj se pa shprehjen e këtij vullneti nga ana e akademikëve mandati i z. Shaban Murati dhe i zëvendësuesit të tij janë pa vlerë, të paqënë, dhe jo legjitim.
Aq më tepër, ndonëse nuk e di se kush e ka përcjellë shkresën, me ç'firmë ka ardhur te avokati i popullit nga Akademia e Shkencave, informoj se për shkak se zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë penguar, marrë peng, uzurpuar për interesat personale, në shkelje të ligjit dhe të statutit të Akademisë së Shkencave, Kryesia dhe drejtuesi i saj është me mandat të përfunduar. Ndryshe thënë aktualisht është pa mandat. Si i tillë nuk mund t'i japë mandat përfaqësimi z. Shaban Murati të përfaqësojë me mandat Akademinë e Shkencave në komision.
Pa paragjykuar z. Shaban Murati dhe as zëvëndësuesin e tij, unë personalisht nuk shoh as se përse është gjykuar që ai të përfaqësojë vullnetin e akademikëve. Nëse do të duhej të shprehej ky vullnet, duhej hapur konkurs publik, duheshin analizuar kandidaturat, duheshin dëgjuar ato nga asambleja e Akademisë së Shkencave, etj.
Ndryshe i hapen rrugë të gjitha tjetërsimeve të vullnetit akademik që duhej të ishte shprehur me votë për këto detyra me rëndësi jetike për fatet e drejtësisë shqiptare dhe të reformimit të saj.
Aq më shumë se z. Shaban Murati nuk është fare anëtar i Akademisë së Shkencave dhe nuk ka asnjë lidhje funksionale apo institucionale me të.
Unë nuk e di se çfarë dhe cilët do të përfaqësojë z. Shaban Murati në atë komision. Vullnetin e përgjithshëm të kombit, sikurse e kërkon ndërtimi i sistemit të drejtësisë, vullnetin e Asamblesë të Akademisë së Shkencave? Vullnetitn e Kryesisë të saj me anëtarë dhe Kryetari pa mandat? Vullnetin e vet personal? Apo cilin vullnet? Sinqerisht është krejt në ajër çdo legjitimitet i supozuar nga ana e tij. Për të mos thënë më gjatë se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave nuk ka më shumë se një ose dy juristë. Të tjerët, ne të tjerët, nuk kemi asnjë kompetencë akademike për të pasur legjitimitet për të ndikuar me influencën tonë në zgjedhjen e personave që do ta drejtojnë sistemin e së drejtës në Republikën tonë.
Dhe vërtet, çfarë lidhje dhe kompetencë morale apo logjike ofron nanoteknologjia, siszmologjia, imunologjia apo gërmimet në Butrint për të ndikuar në formësimin e komisionin ad hoc për verifikimin dhe seleksionimin e kandidaturave për në KLGJ dhe KLP?
Cfarë përfaqëson Akademia e Shkencave veç opinionit jo kompetent në fushë të neve tridhjet a më shumë anëtarëve të asamblesë ?
Aq më pak e ka atë z. Shaban Murati që mesa di unë as nuk është jurist, as nuk ka tituj shkencorë, as nuk ka pasur ndonjë karrierë shkencore institucionalisht.
Me ndërgjegje të plotë qytetare dhe atë akademike, zonja Avokate e Popullit, lutem verifikoni procedurat, sikurse i bëj thirrje z. Shaban Murati të mos ushtrojë një kompetencë jo të legjitimuar, mos përcjellë një mandat që nuk është i bazuar, i padeleguar institucionalisht nga anëtarët e Asamblesë të Akademisë së Shkencave.
Me respekt,
Artan Fuga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38