Flash News

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Partitë politike publikojnë emrat, kush i kryeson listat

Zgjedhjet në Kosovë/ Partitë politike publikojnë emrat, kush
Foto ilustruese

Partitë politike në Kosovë kanë publikuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në listën e publikuar nga LDK-ja surprizë ishte mungesa e Isa Mustafës.

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti do kryesojë listën, ndërsa Behgjet Pacolli është vendosur i pesti.

Ndërkohë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar në KQZ, listën e kandidatëve për deputetë, të cilës i prin Ramush Haradinaj. 

Më herët ishte Lëvizja Vetëvendosje që bëri publik emrat, ku kryesojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Sot është  mbyllur afati për aplikim të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Sipas KQZ-së janë 1 mijë e 79 kandidatë për deputet. 

Të fundit