Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në PD, Nishani: Basha tregoi vullnet politik, solli risi

Zgjedhjet në PD, Nishani: Basha tregoi vullnet politik, solli risi

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Nishani foli për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ndërsa sqaroi procesin e vlerësimit të kandidatëve për deputetë. Ai tha për "Arena" se zgjedhjet në PD ishin një mundësi e mirë referuar situatës aktuale, në kushtet e mungesës së besimit në politikë.

"Zgjedhjet në Partinë Demokratike, një mundësi shumë e mire në situatën konkrete dhe në frymën e mungesës së besimit në poliikë. Basha ka bërë një akt që ka brenda ndarjen e pushtetit, duke treguar vullnet politik. Komisoni ka vlerësuar rreth 4 mijë kandidatura që erdhën nga baza. Metodika është miratuar me vendimarrje që në mbledhjen e parë", tha Nishani.

Të fundit