Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Nga fotografimi i votës rrezikoni deri në 3 vite burg

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Celibashi: Nga fotografimi i votës

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka komentuar procesin e votimit në Rrogozhinë.

Duke iu referuar një rastit të fotografimit të votës nga një qytetare, ai u bëri thirrje qytetarëve të mos joshen nga partitë politike duke shtuar se votën rrezikojnë deri në 3 vite burg.

"Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje.

U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale.

Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët.

Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.", tha Celibashi.

Të fundit