Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në SHBA, mesazhi i ambasadës në Tiranë: Sistemi zgjedhor amerikan ndryshon nga ai shqiptar

Zgjedhjet në SHBA, mesazhi i ambasadës në Tiranë: Sistemi

Ndërsa miliona votues u janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë Amerikën për të vendosur nëse për katër vitet e ardhshme do të mbajnë në detyrë Presidentin republikan Donald Trump apo do të zgjedhin rivalin e tij demokrat ish-Nënpresidentin Joe Biden, ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një mesazh.

Sipas ambasadës, sistemi zgjedhor amerikan ndryshon nga ai shqiptar në shumë mënyra.

“Sot, miliona qytetarë amerikanë hedhin votën e tyre për dy kandidatët të cilët ata besojnë se duhet të jenë President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara për katër vitet e ardhshme. Sistemi zgjedhor amerikan ndryshon nga ai shqiptar në shumë mënyra. Qytetarët amerikanë votojnë për zgjedhësit të cilët më pas mblidhen pas Ditës së Votimeve për të zgjedhur Presidentin”, shkruan ambasada.

Të fundit