Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana/ Dështon mbledhja, Prodani dhe mbështetësit e tij largohen: Ka shkelje

Zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana/ Dështon mbledhja,

Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit Tirana.

Kandidati për kryetar në Shoqatën Rajonal të Futbollit në Tiranë, Edurad Prodani ka denoncuar se po bëhen shkelje në procesin e zgjedhjeve.

Sipas tij, ka manipulim të listave duke, pasi sipas tij në salle ishin me shume delegatë me të drejt vote sesa mendohej fillimisht.

“Nga 41 anëtarë sot ishin 67 që do votonin, kishte njerëz që nuk kishin lidhje me sportin. Ka manipulim të listave dhe nuk është dhënë numri i delegatëve. Qëllimi është i qartë, për të manipuluar listën e delegatëve. Zgjedhjet e Shoqatës së Tiranës nuk mund të organizohen nga FSHF", tha Prodani. 

 Kandidat për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana është edhe kandidati tjetër Krenar Alimehmeti.

 

Të fundit