Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Zgjedhjet për kryebashkiak në Himarë, mbyllet orari zyrtar i votimeve
Në Himarë u mbajtën këtë të diel zgjedhjet për kryebashkiak. Gara u zhvillua mes Vangjel Tavos, kandidat i PS, dhe Petro Gjikurisë, kandidati i opozitës.
Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe u mbyll zyrtarisht në orën 19:00. Tashmë ata që do të votojnë janë qytetarët e mbetur në radhë.
Nga përllogaritjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 18:00, kanë votuar 8394 zgjedhës në 36 qendrat e votimit që ka Himara.
Kjo shifër përkthehet në 36.38%, shumë herë më e lartë se votuesit për të njëjtën orë në zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Rreth 6 mijë qytetarë nuk mundën të votonin për shkak se dokumentet e tyre të ID ishin të pavlefshme.