Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet si në Kosovë, Ngjela: Atje ndërhyri Specialja, në Shqipëri shpresa vetëm te SPAK

Zgjedhjet si në Kosovë, Ngjela: Atje ndërhyri Specialja, në
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela deklaron se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë erdhi pas ndërhyrjes së Gjykatës Speciale të Hagës, duke larguar ish-luftëtarët e UÇK-së, me në krye ish-presidentin Hashim Thaçi.

I ftuar në ‘Real Story’, Ngjela thotë se e njëjta gjë duhet të funksionojë edhe në Shqipëri, por ndryshe nga Kosova, shpresa është te SPAK.

Në Kosovë 4 individë me Thaçin në krye që drejtonin grupet kriminale, krimin e organizuar që është më i dobët se te ne, ikën, por nuk i hoqën shqiptarët, shqiptarët të heqin me vota.

Mbasi i hoqën ju e patë si dolën zgjedhjet. Ajo ka qenë edhe para disa vitesh.

Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, le të ikin 4 krerët e mëdhenj që bëjnë krimin e organizuar dhe do shihni si dalin zgjedhjet.

Aty ua dha mundësinë e demokracisë Specialja dhe gjykata speciale që mori 4 krerët e mëdhenj.

Po SPAK do na i bëjnë këtë? Nëse e bën këtë për 40 ditë që të eliminojë krerët e mëdhenj të politikës. Në Shqipëri ka klientelë të qeverive. Kemi patur shpresë te SPAK, po tregohet shumë i matur se këtu krimi i organizuar është shumë më i madh.

Shenjat që dha në Krujë, u pa se krimi i organizuar nuk vepron dot. Do shohim çdo ndodhë më tutje.

Shihni KQZ, bënë kryetar një Celibash që ka manipuluar dy palë zgjedhjesh, 2001-2003. Ky do ua japë votat. Prokuroria e posaçme dhe gjykata e posaçme, SPAK prite të eliminojnë korrupsionin, janë ligjet e Kushtetua”, tha Ngjela.

Të fundit