Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, Topalli prezanton kandidatët që do të garojnë në qarkun e Tiranës

Zgjedhjet, Topalli prezanton kandidatët që do të garojnë
Topalli me kandidatët

Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka prezantuar këtë të martë kandidatët që do të garojnë në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli e ka cilësuar këtë listë si më të mirën në 3 dekada. Topalli tha se janë mjek, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.

Emrat

1.Elida Hoxha, pedagoge
2.Robert Çitozi, profesor
3.Lorenc Radovani, pedagog

4.Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore
5.Stela Jakova, menaxhim biznesi
6.Aben Basho, pedagog/botues
7.Lek Negri, pedagog
8.Franceska Memia
9.Jonuz Osman Agaj
10.Polikron Polluçi, mjek
11.Daniela Kavaja

Topalli ka hedhur akuza edhe ndaj klasës aktuale të politikës. Sipas saj, më shumë demokratë janë jashtë PD.

"Ne do të zëvendësojmë politike cinke me politikën e shpresën, nuk kemi pse të jemi më pak guximtar, se gjysma tjetër që përgjysmoi partitët e vjetër, boll më me riciklim të të njëjtave persona, që kanë provuar çdo post, boll më që duan vetëm gënjeshtra dhe të pasurojnë familjen e tyre, përtej të treve, Ramës, Bashës, e Metës, ka shqiptar dhe patriot që mund të qeverisin më shumë përgjegjësi, ato janë përgjegjësit kryesor që në Shqipëri nuk ka më shpresë dhe as një të djathtë reale, vetëm te ne ndodh që të mos ketë aq qeveri e as opozitë, më shumë demokratë ka jashtë PD, janë përgjegjës të pabarazisë së frikshme mes miliardëve bandit dhe të varfërve, ftesa jonë nuk është për ata që nuk ndryshojnë mendje, t'i kthejmë shpresën e dinjitetit, Shqipërinë nuk është e Ramën, Monës, Metës, dhe e Lulëzimit", tha Topalli.

Ditari politik

Të fundit