Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Zgjedhjet/ Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Lezhës dhe Dibrës
Lëvizja për Ndryshim ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë për qarkun e Lezhës dhe Dibrës në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryetarja e kësaj lëvizje, Jozefina Topalli ka bërë një përshkim të shkurtër të kandidatëve dhe karrierës së tyre.
“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politikë. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetin e Barit dhe të Lecces. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit.
Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër.
Qarku i Beratit: Miranda Haxhia, lindur në Berat", tha Topalli.
Lista:
1-Matilda Gjini
2-Gjon Ndoj
3-Alda Gjini
4-Dod Prenga
5-Amarda Gjini
6-Erida Lazimi
7-Sandra Gjeleshi
8- Klavia Pema
9- Miranda Haxhia