Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet, Varhelyi i prerë: Pa Parlament të plotë nuk ecni dot drejt BE-së, të hetohen parregullsitë

Zgjedhjet, Varhelyi i prerë: Pa Parlament të plotë nuk ecni dot
Oliver Varhelyi

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se rezultati duhet të jetë i qartë dhe të hetohet çdo parregullsi.

I pyetur sesi i ka parë ai këto zgjedhje dhe për pretendimet e opozitës, Varhelyi u shpreh nevojiten rezultate të qarta, ndërsa dha një mesazh të qartë se pa një parlament të plotë nuk mund të ecet përpara drejt BE.

Sa i përket pretendimeve të opozitës për manipulime zgjedhore, ai tha se rastet duhet të hetohen. Gjithashtu shtoi se Kuvendi i ri duhet të fokusohet te reformat që garantojnë integrimin në BE.

“Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe mendoj se pas një fushate të zjarrtë dhe debate të zjarrta na nevojiten rezultate të qarta. Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullsitë apo blerjen e mundshme të votave, të ndiqet nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatit. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për reformat e BE. Pa një parlament të ploët nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë”, tha ai.

Të fundit