Flash News

E-TJERA

Zgjedhorja, Kume: Komisionet si ky s’bëjnë asgjë. Mund të shkohet në zgjedhje pa realizuar rekomandimet

Zgjedhorja, Kume: Komisionet si ky s’bëjnë asgjë. Mund

Kristaq Kume, ekspert i çështjeve zgjedhore në Shqipëri ka komentuar nisjen e Komisionit të Posaçëm i Reformës Zgjedhore të premten.

I ftuar në Ora Neës, Kume thotë se në jo pak raste nuk arrin dot të bëjë asnjë gjë dhe se në zgjedhje ka ndodhur që të kemi shkuar pa bërë ndryshimet e rekomanduara në raportin e OSBE/ODIHR-it.

“Nga ky komision në jo pak raste nuk arrin dot të bëjë asnjë gjë. Dhe ne kemi shkuar në zgjedhjet e radhës pa bërë ndryshimet e rekomanduara në raportin e OSBE/ODIHR-it dhe drejt kësaj mund të shkohet edhe tani dhe do ta kemi të vështirë të realizohen zgjedhje që nuk do të goditen si zgjedhje që kanë rënë ndesh edhe me Kushtetutën.

Nëse nuk ndryshohen presdipozitat e parashikuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që kanë të bëjnë në raport me herësin. Një ndërhyrje do ta bëjnë, por nuk zgjidh funksionimin normal të një demokracie përfaqësuese dhe kushtetuese”, u shpreh ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume.

Kujtojmë se në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë vetëm nga anëtarët e mazhorancës dhe grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha.

Ndërkaq, kjo është kundërshtuar me forcë nga pjesa e opozitës së bashkuar më në krye kryetarin e PD, Sali Berisha.

 

 

 

Të fundit