Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Zgjerimi është interes strategjik”, mesazhi i ministrave të Jashtëm të Presidencës së Këshillit trio të BE-së

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet ai na ka ndihmuar të tejkalojmë dallimet tona dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë. Sidoqoftë, ne nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e tij. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave të kohës për të ecur përpara në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.
Zgjerimi i BE-së është një nga elementet që do të ndërtojnë këtë të ardhme, të mbështetur në një angazhim të vendosur dhe vizion të përbashkët. I udhëhequr nga vlerat e Bashkimit dhe duke iu nënshtruar kushteve të qarta, zgjerimi ka dëshmuar të jetë një nga mjetet më të suksesshme në promovimin e paqes dhe stabilitetit si dhe reformave politike, ekonomike dhe shoqërore. Politika e zgjerimit ka qenë gjithashtu thelbësore për forcimin e prezencës së Bashkimit Evropian në skenën globale, duke garantuar kësisoj sigurinë tonë kolektive. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë.
Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor
Pas procesit të suksesshëm të zgjerimit në jug dhe në lindje, BE-ja po vijon me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, i cili ndodhet krejt në zemër të kontinentit tonë. Perspektiva e anëtarësimit në BE ju ofrua këtij rajoni për herë të parë në Këshillin Evropian, të mbajtur në Feira në qershor të vitit 2000, nën Presidencën Portugeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, kur krerët e shtetit dhe qeverive pranuan se vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asociimit ishin kandidate potenciale për t’u anëtarësuar në BE. Që prej asaj kohe ky princip, i mishëruar në „Agjendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor” dhe i rikonfirmuar në Sofje në 2018 dhe në Zagreb në 2020, mbeti një gur themeli për politikën e BE-së drejt rajonit tuaj.
Aktualisht, bisedimet e anëtarësimit janë duke u zhvilluar me Malin e Zi dhe Serbinë. Në mars 2020 Këshilli ra dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli gjithashtu miratoi një metodologji të re zgjerimi, e cila do të rigjallërojë procesin e anëtarësimit, duke e bërë atë më të parashikueshëm dhe nën një drejtim më të fortë politik.
Nën këtë metodologji të zgjeruar, ne mbajtëm konferencat e para politike ndërqeveritare me Malin e Zi dhe Serbinë gjatë Presidencës Portugeze të Këshillit. Qëllimi ynë është të fokusojmë përpjekjet e të dy vendeve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit në sundimin e ligjit, të drejtat themelore, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën në administratën publike si dhe në kriteret ekonomike. Me pak fjalë: në kushte më të mira jetese për popullsinë dhe qëndrueshmëri më të fortë kundër influencës së vendeve të treta.
Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Ne jemi tejet të shqetësuar që nuk ia kemi dalë ende të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe pse Këshilli e ka vendosur këtë që prej muajit mars 2020. Të dy vendet kanë përmbushur një sërë reformash dhe Maqedonia e Veriut ka investuar një kapital politik thelbësor për Zgjerimin, duke ndryshuar madje dhe emrin e vet. Ka ardhur koha finale që BE-ja të mbajë premtimet e saj. Presidenca Gjermane dhe Portugeze kanë punuar fort për gjetjen e një kompromisi që do të na lejonte të ecnim përpara, dhe Presidenca Sllovene do t’i vazhdojë këto përpjekje dhe do çojë përpara punën e bërë deri më sot. Ne besojmë se çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë kurrsesi progresin në një hap të një rëndësie kaq themelore për të dy palët: si për BE-në, ashtu dhe për Ballkanin Perëndimor.
Procesi i zgjerimit dhe perspektiva e anëtarësimit në BE është pikërisht ajo çka ofron kuadrin më të mirë të mundshëm për tejkalimin e pikëpamjeve divergjente mes të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë fort dhe do të bëjmë thirrje për tejkalimin e shpejtë të bllokadës aktuale, e cila po minon besueshmërinë e BE-së dhe bie ndesh me interesin strategjik qe ne kemi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të arrijmë sa më parë të jetë e mundur një tjetër gur kilometrik të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.
Njëkohësisht, autoritetet dhe të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri nevojitet gjithashtu të vijojnë me reformat dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë, luftës kundër korrupsionit dhe të forcojnë sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, duke përmirësuar njëkohësisht klimën për lirinë e medias dhe shoqërinë civile.
Mjaft kërkues dhe i mundimshëm
Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i zgjerimit është tejet kërkues dhe i mundimshëm. Rrugëtimi i vetë Portugalisë dhe Sllovenisë drejt BE-së është një dëshmi e kësaj. Por hapat që nevojiten për të përmbushur kriteret e anëtarësimit kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet administrative të vendeve kandidate dhe kushtet shoqërore të tyre dhe qëllimi i tyre para së gjithash është përfitimi i qytetarëve të tyre. Me fjalë të tjera, zgjerimi nuk ka për qëllim vetëm krijimin e një Unioni më të fuqishëm por dhe krijimin e institucioneve më demokratike, më të drejta dhe transparente, duke u ofruar njerëzve më shumë mundësi dhe standarde më të mira jetese.
Hapësirë solidariteti
BE-ja është partneri i parë tregtar i Ballkanit Perëndimor. Kompanitë e BE-së janë prej kohësh investitorët kryesorë në rajon. Por marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor shkojnë shumë përtej tregtisë. BE-ja ka dhënë mbështetje financiare dhe teknike për forcimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e konektivitetit në rajon dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nën Instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit. Udhëtimi drejt BE-së gjithashtu është bërë më i lehtë për shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave dhe ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara këtë proces. Për më tepër, qytetarët dhe kompanitë nga rajoni janë duke marrë pjesë gjithashtu në programet e BE-së si Erasmus+, i cili mbështet shkëmbimet studentore, ose programi i Evropës për përmirësimin e konkurrencën së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME), për të përmendur vetëm dy.
Solidaritet në përballjen me pandeminë
Në fund të fundit BE-ja është dhe një hapësirë solidariteti. Që prej fillimit të pandemisë së Covid-19, BE-ja iu përgjigj thirrjes së WHO-së për veprim dhe ka ndihmuar në mbledhjen e pothuajse 16 miliardë eurove. Një në tre euro ose dollarë të shpenzuara për platformën globale të vaksinave, COVAX, nëpërmjet së cilës sigurohet aksesi në vaksina për vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme, vjen nga BE-ja dhe shtetet e saj anëtare. BE-ja ka investuar afro 3 miliardë euro për të parafinancuar prodhimin e vaksinave nëpërmjet Marrëveshjeve të Avancuara të Blerjeve me kompanitë farmaceutike, prej të cilave përfitojnë qytetarët kudo në botë, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor. Dozat e para janë dorëzuar tashmë, pritet të vijnë të tjera. Për më tepër, BE-ja e ka mbështetur rajonin që prej fillimit të krizës, duke mobilizuar një paketë substanciale prej 3.3 miliardë eurosh për të adresuar krizën e ngutshme shëndetësore dhe për të zbutur efektet e saj ekonomiko-shoqërore, si dhe një paketë investimesh në vlerën e më shumë se 9 miliardë eurove për rimëkëmbjen afatmesme dhe zhvillimin e rajonit.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë demonstruar gjithashtu mes njëri-tjetrit një solidaritet të rëndësishëm në përballjen me pandeminë. Bashkëpunimi i përmirësuar rajonal mbetet një faktor kyç për shfrytëzimin e potencialit të plotë ekonomik të rajonit dhe për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si dhe pajtimit. Ne shpresojmë që në Samitin e Procesit të Berlinit më 5 korrik, vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapa ambiciozë të mëtejshëm për kthimin në realitet të projektit të tyre historik të një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili do të sjellë katër liritë në rajon.
Interes i përbashkët
BE-ja, si një bashkim i shteteve të ndryshme anëtare, secili me traditat dhe historinë e tij, nuk do të jetë në gjendje të arrijë sukses, nëse nuk do të ruajë vlerat e saj të përbashkëta.
Le të marrim tri vendet tona – Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia, “Presidencën Trio” aktuale të BE-së. Ne kemi histori dhe eksperienca të ndryshme.
Por ne besojmë në atë që thoshte dikur Jean Monnet, njëri prej baballarëve të themelimit të BE-së: “Bëjini njerëzit të punojnë bashkë; tregojuni atyre se përtej dallimeve që ata kanë dhe kufijve gjeografikë, atje tej qëndron një interes i përbashkët”.
Ky interes i përbashkët është një Evropë e paqësore, e fortë dhe e lulëzuar, e aftë të ruajë interesat dhe vlerat e saj në një botë gjithnjë e më konkurruese. Për të arritur këtë Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38