Flash News

E-TJERA

Zgjerimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë/ Banorët të pakënaqur nga kompensimi i qeverisë

Zgjerimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë/
Foto Ilustruese

Banorët e Moravës dhe Kuçovës kanë protestuar kundër zgjerimit të fushës ajrore të NATO-s, në zonë e tyre. Ata pretendojnë se kompensimi i ofruar nga qeveria, është më i ulët se norma e tregut.

Sipas EURACTIV, projekti u njoftua për herë të parë në vitin 2019, ku sipas së cilit “do kthejë bazën ajrore të Kuçovës në standardet e NATO-s duke rinovuar pistat, rrugët lidhëse dhe objektet e magazinimit.” Prej se Shqipëria u bë pjesë e NATO-s, janë duke u zhvilluar plane dhe përpjekje për të përmirësuar dhe zgjeruar bazën ajrore në Kuçovë.

“Kur i hedh një vështrim Adriatikut, kur i hedh një vështrim krahut jugor të kontinentit evropian dhe afërsisë së tij në rajon me kontinentin evropian, është e rëndësishme të kemi paqe dhe prosperitet”, tha Komandanti i Aleatëve të NATO-s.

Banorët janë shprehur të pakënaqur duke pretenduar se zbatimi i planës do t’iu marrë një pjesë të tokave bujqësore. Ndër të tjera, ata kanë theksuar se vlera e tokës është më shumë se dhjetëfishi i asaj shume dhe kërkojnë që të kompensohet në mënyrë të drejtë. Tashmë është planifikuar një protestë e dytë dhe banorët thanë se do t'i përshkallëzojnë nëse është e nevojshme.

Më 9 dhjetor, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se të prekurit nga planet do të kompensoheshin sipas vlerës së tregut dhe pa vonesë. Përveç kësaj, ai tha se punimet do të nisin në fillim të janarit, duke e përshkruar atë si një lajm të mirë për vendin dhe rajonin për sa i përket sigurisë.

Peleshi konsideroi zgjerimin e bazës ajrore të Kuçovës, një lajm të mirë edhe për vendasit duke thënë se “do të investohen mijëra euro për zonën përreth”.

Të fundit