Flash News

E-TJERA

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Berisha: Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Berisha: Greqia duhet t’i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar qëndrimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i cili ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen e detit.

Në një intervistë në “Radari Informativ” në ABC, Berisha thotë se falenderimi është pak dhe se Greqia duhet t’i ndërtojë Ramës një përmendore.

Ky përsëriti pas 106 vitesh jo në tokë por në det, protokollin e Korfuzit. Ky e bëri fakt të kryer, dhe u thotë shqiptarëve, se në nuk na prek zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë. 6 mijë që kishte Greqia janë të barabarta me 12 milje që do ketë tani”, tha Berisha. 

Ndërsa, duke folur për ligjin e 12 miljeve detare të miratuar në vitet ’90 i cili u shfuqizua në 2008, Berisha tha se në vitin 2009, pas negociatash dyvjeçare me Greqinë, u arrit marrëveshja detare ku qeveria greke paraqitet me 6 milje ujëra territoriale, kurse qeveria shqiptare me 12 milje.

Megjithatë, kjo marrëveshje sipas tij, u rrëzua për llogari të një pale të tretë.

Ish-kryeministri Berisha u shpreh po ashtu se nga zgjerimi i Greqisë në Jon, Shqipëria humbet një territor të konsiderueshëm ajror si dhe triliona euro në depozita nafte dhe gazi natyror.

 

Të fundit