Flash News

E-TJERA

Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, Sokol Sadushi merr drejtimin

Zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në

Ditën e sotme, në Presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.

Sokol Sadushi u zgjodh kryetar i KED deri më 31 Dhjetor 2025.

Sadushi është denoncuar vazhdimisht nga kryedemokrati Berisha si një nga njerëzit më pranë qeverisë Rama, e që është kthyer në “vegël” të kryeministrit. 

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED:

Marjana Semini – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Ilir Toska – Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Sokol Sadushi – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Enkela Vlora – Gjyqtare në Gjykatat e Apelit

Alma Muça – Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Irma Balli – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Etien Kapo – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Nafije Hasko – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, shorti përcaktoi edhe 6 anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

Marsida Xhaferllari – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Medi Bici – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Thoma Jano – Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Elvana Çiçoli – Gjyqtare në Gjykatat e Apelit

Genti Xholi – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Bezart Kaçkini – Gjyqtar nga Gjykatat Administrative

Të fundit