Flash News

E-TJERA

Zgjidhen kandidatët për anëtarë në KLP dhe KLGJ, emrat dërgohen në Kuvend

Zgjidhen kandidatët për anëtarë në KLP dhe KLGJ, emrat

Është hedhur shorteu në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku janë përzgjedhur nga radhët e avokatëve, kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor dy kandidaturat që u përzgjodhën ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku, kurse për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat e tyre do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.



Të fundit