Flash News

E-TJERA

Zgjidhet anëtari i 8-të i Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet anëtari i 8-të i Gjykatës Kushtetuese

Ilir Toska është anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, i zgjedhur nga Gjykata e Lartë. Emri i tij ka marrë 13 vota.

“Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Lartë. Toska e kaloi me sukses procesin e vettingut në drejtësi në vitin 2018.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë:

1. Vitore Tusha, kryetare

2. Marsida Xhaferllari, anëtare

3. Fiona Papajorgji, anëtare

4. Elsa Toska, anëtare

5. Altin Binaj, anëtar

6. Sonila Bejtja, anëtare

7. Sandër Beci, anëtar

8. Ilir Toska, anëtar

 

 

Të fundit