Flash News

E-TJERA

Zgjidhet pasuesi i Ilir Dajës, kush do ta drejtojë Partizanin

Zgjidhet pasuesi i Ilir Dajës, kush do ta drejtojë Partizanin

Trajneri i ri i skuadrës së Partizanit është vendosur Dritan Mehmeti. Ekipi ka zyrtarizuar emrin me fillimin e vitit të 2022.

Mehmeti ka zëvendësuar Ilir Dajën, i cili u largua nga drejtimi i Partizanit pas humbjes së derbit me Tiranën.

Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e familjes së kuqe. Ai ishte zëvendëstrajner në sezonin 2018-2019, kur Partizani u shpall kampion i Shqipërisë. Gjithashtu ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv "Fooball Republic" për takimin ndaj Egnatias.

Të fundit