Flash News

E-TJERA

"Zgjodha sigurinë", Dokle poston foto: Prej 11 muajsh asnjë kafe jashtë, shokët e morrën me tallje frikën time

"Zgjodha sigurinë", Dokle poston foto: Prej 11 muajsh asnjë
Namik Dokle

Ish-deputeti Namik Dokle tregoi se prej 11 muajsh ka qendruar në shtëpi dhe ka shmangur çdo dalje apo mjedis që mund të rrezikonte jetën e tij. Përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar edhe një foton e tij me maskë, ai thotë se prej 11 marsit të vitit të kaluar nuk ka pirë asnjë kafe jashtë shtëpisë.

"Po, kjo është e vërteta. Në 11 muaj asnjë kafe jashtë shtepisë! Asnjë vajtje në restorant! Asnjë takim, asnjë tubim çfarëdo qoftë", tha Dokle.

Ky i fundit shton se kjo situatë ka ngjallur shumë trishtim, ndërsa thekson se ka zgjedhur të jetë i sigurt. Ai thotë se miqtë e tij e morrën me shaka frikën e Dokles, ndërsa tashme e kuptojnë.

Sipas tij, e mira është ta mirëkuptojnë edhe moshat e reja.

Të fundit