Flash News

E-TJERA

Zgjodhi të jetë deputet në Durrës, reagon Rama: Vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri, Vlora do jetë në zemrën tim

Zgjodhi të jetë deputet në Durrës, reagon Rama: Vendi ku

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qarkun e Durrësit të jetë deputet për këtë mandat dhe jo Vlorën të cilën e përfaqësoi në tetë vitet e fundit.

Në një postim në twitter, Rama ka reaguar pasi zgjedhja e tij u bë publike, për shkak se i ktheu përgjigje KQZ-së lidhur me vendimin e tij.

Sipas Ramës, Vlora do jetë në zemrën e tij, por në mendje ka Durrësin që sipas tij është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri.    

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt Shqipërinë 2030”, shkruan Rama.

Zgjodhi të jetë deputet në Durrës, reagon Rama: Vendi ku

Me këtë vendim, Rama e la bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor.

 

 

Të fundit