Flash News

E-TJERA

‘Zhduken’ dokumentet e Kadastrës së Tiranës, prokuroria nis hetimet

‘Zhduken’ dokumentet e Kadastrës së Tiranës,

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas deklaratave të drejtorit të Kadastrës Artan Lame. Hetimet do të kryhen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve”.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj, ka filluar kryesisht, hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave”, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Drejtori i Kadastrës Artan Lame doli të shtunën në një deklaratë për mediat lidhur me regjistrat e pronave në qarkun e Tiranës. Lame tha se nga 2342 regjistra, vetëm rreth 250 rezultojnë pa dëmtime.

Sipas tij, 515 faqe janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar, ndërsa rreth 2100 regjistra rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh dhe ndërrime faqesh.

Lame thotë se regjistrat e dëmtuar më shumë janë në Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Sharrë, Pezë, Baldushk etj. Po ashtu, Lame tha se askush nuk mund të prodhojë më te rruga e Kavajës AMTP me shpresën që do gjejë mënyrën t’i përfshijë nëpër regjistrat e shtetit.

Të fundit