Flash News

E-TJERA

Zhduken dy persona me precedentë penalë në Sarandë, "ngrihet në këmbë" policia (EMRAT)

Zhduken dy persona me precedentë penalë në Sarandë,

Dy persona me precedentë penale janë zhdukur në Sarandë. Mediat bëjnë me dije se prej ditësh Leonard Thodhori, 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kanë humbur gjurmët me familjarët.

Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, dhe kontrolle të ndryshme.

 Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave, të skeduar edhe më parë nga policia.

Kush janë dy të zhdukurit:

Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë dhe ka qenë i dyshuar si pjesmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës në vitin 1997, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lendësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç rezulton i dënuar me parë për “armembajtje pa leje” dhe “plagosja e lehte me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati per shitje.

Të fundit