Flash News

E-TJERA

Zhduket 32-vjeçari në Reskovec, familja denoncon në polici: Është i sëmurë

Zhduket 32-vjeçari në Reskovec, familja denoncon në polici:

Një i ri, banues në Roskovec, është zhdukur pa lënë gjurmë prej pak ditësh.

Policia bën me dije se nëna e të riut ka bërë denoncim në polici, e cila ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do të shkonte tek e motra e martuar në Fier, por prej asaj dite nuk është kthyer më.

Sipas denoncimit të gruas, i riu është edhe i sëmurë. 

“Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Të fundit