Flash News

E-TJERA

Zhduket 37-vjeçari në Durrës, gruaja raporton në polici

Zhduket 37-vjeçari në Durrës, gruaja raporton në polici

Një grua 36-vjeçare nga Katund Sukth, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë se bashkëshorti i saj, 37-vjeçar, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer që prej datës 16 tetor 2024.

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e burrit të zhdukur dhe po heton rrethanat e largimit të tij. “Më datë 17.10.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja E. G., 36 vjeçe, se më datë 16.10.2024, bashkëshorti i saj, shtetasi Y. G., 37 vjeç, është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij,” njofton policia.

 

Të fundit