Flash News

E-TJERA

Zhduket 39-vjeçarja në Gjirokastër, bashkëshorti: Nuk ka ardhur në shtëpi

Zhduket 39-vjeçarja në Gjirokastër, bashkëshorti: Nuk ka

Një 39-vjeçare është zhdukur në fshatin Nokov të Gjirokastrës. Ka qenë bashkëshorti i zonjës që ka denoncuar në polici largimin e të shoqes nga banesa.

Sipas kallëzimit të bërë bashkëshorti, gruaja e tij me iniciale S. L. është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë dhe ai nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Dje, ka kallëzuar shtetasi M. L., 44 vjeç, banues në fshatin Nokov, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja S. L., 39 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë procedurat për gjetjen e shtetases së larguar dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit