Flash News

E-TJERA

Zhduket adoleshenti në Shkodër, babai: U nis për në shkollë

Zhduket adoleshenti në Shkodër, babai: U nis për në

Prej dy ditësh një 15 vjeçar nga Shkodra ka humbur kontaktet me familjen.

Babai i tij, Agim Bibaj tregon se i biri është nisur në mëngjes për në shkollë, por nuk është futur në mësim duke u larguar në drejtim të paditur.

Që nga ai moment nuk ka shkuar në shtëpi gjë e cila ka alarmuar familjen e tij. Babai ka bërë menjëherë denoncim në policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët janë angazhuar për të gjetur se ku ndodhet 15 vjeçari dhe se përse është larguar.

Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë.

Arsyeja e largimit sipas babait është se ai i ka bërtitur djalit të tij që të mos bëjë sjellje të keqe dhe sipas tij, nga frika ai i ka treguar shokëve se do të largohet nga banesa.

‘Djali më ka humbur dje. Është nisur për në shkollë por nuk ka hyrë në godinë. Kur jam kthyer nga puna më tha nusja që është larguar, denoncova në polici por ende nuk kemi gjetur asgjë.

I ka thënë shokëve të tij se kam frikë nga babai se ka bëra disa sherre dhe unë i kam bërtitur. I ka thënë shokëve që dua të iki në Tiranë. Dua që im bir të më kthehet në shtëpi.

Dua që im bir të më kthehet në shtëpi kushdo që ta shohë të na njoftojë. I bëj thirrje edhe djalit të kthehet tek ne prindërit, ka dhe dy vëllezër dhe motrën që e kërkojnë dhe qajnë për të’, ka rrëfyer ai mes lotësh.

Pas denoncimit forcat e policisë por edhe familja e 15 vjeçarit janë vënë në kërkim të tij.

Të fundit