Flash News

E-TJERA

Zhduket në rrethana misterioze ish-shefi i policisë së Ulqinit, vihen në lëvizje autoritetet shqiptare; kontakti i fundit me familjarët

Zhduket në rrethana misterioze ish-shefi i policisë së Ulqinit,
Rudolf Elezoviç,

Ish-shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç, i cili aktualisht ishte efektiv i  policisë kufitare në Malin e Zi, ka humbur kontaktet me familjarët prej 27 majit. Ai është zhdukur në rrethana të paqarta.

Kjo ngjarje ka lëvizur edhe autoritetet shqiptare, pasi humbja e tij ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Elezoviç ka kaluar shpesh kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për shkak të marrëveshjes dypalëshe. Së bashku me policinë shqiptare, ai ka qenë duke hetuar trafikun në dy anët e kufirit.

Në kontaktin e fundit që ai ka pasur me familjarët e tij, Elezoviç iu ka thënë se ishte duke pritur në afërsi të zonës së Pentarit, në lumin Buna, një person të vijë që ta merrte me varkë dhe ta çonte në anën tjetër të Malit të Zi.

Të fundit