Flash News

E-TJERA

Zhduket një 16-vjeçar në Korçë, policia në kërkim të adoleshentit

Zhduket një 16-vjeçar në Korçë, policia në

Një 16-vjeçar nga Korça rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së 9 dhjetorit, në rrethana ende të paqarta. Lajmi është bërë i ditur nga policia, pasi nëna e adoleshentit, shtetasja E. M., 34 vjeçe, ka kallëzuar zhdukjen e të birit.

Sipas dëshmisë së saj, i riu është larguar nga shtëpia në datën 9 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Familja e tij ka ngritur alarmin pas katër ditësh pa asnjë lajm për vendndodhjen e tij.

Policia e Korçës ka nisur hetimet dhe është në kërkim të adoleshentit. Autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Ngjarja ka shqetësuar komunitetin lokal, ndërsa familjarët presin me ankth lajme për djalin e tyre.

 

Të fundit