Flash News

E-TJERA

Zhduket pa gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi

Zhduket pa gjurmë  27-vjeçari në Dhërmi

Një 27-vjeçar është raportuar i zhdukur. Denoncimin në policia e ka bërë vëllai i tij.

I riu, sipas informacioneve, është larguar nga hoteli në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më të vëllain.

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Të fundit