Flash News

E-TJERA

Zhduket pa gjurmë pasagjeri në tragetin "AKKA", nisin kërkimet për gjetjen e tij

Zhduket pa gjurmë pasagjeri në tragetin "AKKA", nisin

Një pasagjer i cili ishte duke udhëtuar me tragetin ndërkombëtar "AKKA" është zhdukur pa gjurmë.

Bëhet me dije se Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për gjetjet e pasagjerit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se gjatë gjithë së dielës është kërkuar me intensitet nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri, por pa rezultat.

Raportohet se operacioni do të vijohet edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare.

Të fundit