Flash News

E-TJERA

Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni, policia shoqëron mikun e tij

Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni, policia shoqëron mikun e tij

Një 43-vjeçar nga Kamza raportohet të jetë zhdukur prej 13 ditësh. Sipas informacioneve paraprake, denoncimi për rastin e humbjes është bërë nga vëllai i tij.

Rruzhdi Hoxha ka një biznes inertesh në dalje të Kamzës. Pas raportimit në polici, efektivët kanë shoqëruar mikun e tij i cili ka takuar për herë të fundit Hoxhën. Ky i fundit po mbahet aktualisht në paraburgim pasi mësohet të ketë hesape me drejtësinë italiane.

Policia ka gjetur celularin e të zhdukurit i cili do të përdoret për hetim. Ndërsa sa i përket mikut të tij, ende nuk mësohet të ketë një urdhër ndalimi për të.

 

Të fundit