Flash News

E-TJERA

Zhduket shqiptarja në Athinë, autoritetet: Jeta e saj është në rrezik!

Zhduket shqiptarja në Athinë, autoritetet: Jeta e saj është

Një 38-vjeçare shqiptare ka humbur kontaktet me familjarët e saj në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarja Ermalda Arapi ka dalë nga shtëpia e saj në Athinë më 18 maj dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Denoncimin për zhdukjen e saj e kanë bërë të ditur në polici, familjarët e 38-vjeçares. 

Autoritetet janë njoftuar për zhdukjen e Arapit ditën e djeshme dhe tashmë ato janë mobilizuar për ta gjetur.

Ermalda ka sy ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Sipas një njoftimi që është bërë nga autoritetet, jeta e saj është në rrezik.

Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065,” thuhet në njoftim.

 

Të fundit