Flash News

E-TJERA

Zhdukja e biznesmenit italiani, ish-eksperti i policisë bën deklaratën e fortë: Është prishur vendngjarja

Zhdukja e biznesmenit italiani, ish-eksperti i policisë bën

Ish-eksperti i policisë Arjan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zhdukjen misterioze të biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas u gjet e djegur në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë në 8 janar.

Brenda saj janë gjetur edhe eshtra, që nuk dihet ende nëse i përkasin të zhdukurit apo jo. I ftuar në Open, Hoxha tha se është prishur vendngjarja.

“Për mua s’është ngjarje aksidentale, kjo mund të jetë me shpërthim, se gazi shpërthen 10-15 minuta pas zjarrit që të jep kohë të largohesh. Dhe ne nuk kemi pistë që viktima të jetë përpjekur të largohet.

Kemi një vendngjarje të prishur, sepse veprimet e para hetimore janë të papërsëritshme ,se sa do të rindërtosh mund të jenë prishur provat. Çdo oficer duhet të siguronte vendin e ngjarjes por në asnjë mënyrë mos të ndërhynin e aq më tepër të gjendet trupi ditën tjetër”, tha ish-eksperti.

Nga ana tjetër,  Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj hodhi poshtë akuzat se policia nuk ka qenë transparente dhe se janë prishur provat.

Kjo ngjarje ka marrë vëmendjne e duhur. Ka akuza që policia nuk ka qenë transparente, por nuk është e vërtetë. Policia ka qenë transparente. Policia ka bërë njoftim se një automjet është gjetur i djegur.

Të nesërmen janë shikuar se ka eshtra në makinë. Në atë moment kemi kërkuar një grup ekspertësh nga Tirana. Grupi i ekspertëve e ka gjetur makinën në komisariatin e Pukës. Nuk ka pasur më njoftime për shtyp, por kjo ka qenë kushtëzim nga hetimi.

Të gjitha procesverbalet janë. Fillimisht këtë ngjarje është regjistruar si shkatërrim prone, por pasi janë gjetur mbetjet kockore u kemi nisur Prokurorisë që kjo ngjarje të regjistrohet ndryshe.

Kemi dy mundësi: Ngjarja aksidentale dhe ngjarja kriminale dhe jemi duke hetuar në këtë drejtim. Jemi në bashkëpunim me autoritetet italiane”- tha Vocaj.

Të fundit